Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Largimi i Maldinit, te MILAN del emri i Igli TARES (PRAPASKENAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i Maldinit, te MILAN del emri i Igli TARES (PRAPASKENAT)

Igli Tare ka mbyllur një karrierë mjaft të suksesshme të Lazio, teksa që nga viti 2008 mbante pozicionin e drejtorit sportiv te skuadra italiane. Tashmë rrugët mes palëve janë ndare dhe shqiptari ka nisur të lakohet në disa ekipe të tjera.

Sipas të përditshmes “Il Massaggero” bëhet me dije se pas largimit të Paolo Maldinit nga Milan, pikërisht te kuqezinjtë ka dalë në skenë emri i Tares. Bëhet e ditur se drejtuesit e Milan po e kosiderojnë seriozisht si opsion shqiptarin për t’i besuar në këtë mënyrë “pikasjen” e talenteve.

Gjithashtu nga ana tjetër “Gazzeta dello Sport” raporton se Tare nuk e përjashton mundësinë e një kalimi në Gjermani ku disa skuadra janë vënë pas tij. Madje me Karlsruher SC, Fortuna Dusseldorf dhe FC Kaiserslautern kanë nisur kontaketet për të bindur 49-vjeçarin.

Një verë e nxehtë pritet të jetë për Taren, i cili po shqyrton me imtësi ofertat e mbërritura drejt tij për të vendosur më pas se ku do të vazhdojë karrierën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga