Kejsion Kumanaku nuk do të jetë më një lojtar i Naftëtarit në Kategorinë e Dytë. Lajmin për largim e ka bërë vetë të ditur lojtari në rrjete sociale teksa njfoton ndarjen me klubin nga Kuçova.
“Nga sot nuk jam më pjesë e KF Naftëtarit. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në të mirë dhe të keq. Me respekt, Kejsion Kumanaku”-shkruan sulmuesi.
Bomberi 24-vjeçar luajti 23 ndeshje këtë sezon duke gjetur katër herë rrugën e rrjetës për të ndihmuar Naftëtarin të arrijë objektivat sezonal teksa gjenden aktualisht në vendin e gjahtë me 16 pikë në Grupin A të Kategorisë së Dytë.
Poll