Aventura e tij në Kuvajt ka përfunduar, ish-mbrojtësi i të kuqve, Lorenc Trashi është gati për një rikthimnë superligë.
30 vjeçari i Kombëtares shqiptare i ka dhënë fund me ekipin e Qadsia në Kuvajtin e largët. Lajmi bëhet i ditur nga një postim i vetë futbollistit në rrjetet sociale, ku mes falenderimesh largohet nga ekipi.
Trashi ishte pjesë e Qadsia për 2 vite e gjysëm, gjithashtu arriti të ishte dhe pjesë e Kombëtares ku numëron 15 takime dhe 1 gol të realizuar. Superioria është një opsion tashmë për mbrojtësin e majtë, por mbetet për t’u parë se ku do të vijojë aventurën e tij.
FOTO;

Poll
