Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Bregu talenti i sezonit në Superligë, Hallaçi më i drejti i kampionatit, ja renditja e plotë

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Bregu talenti i sezonit në Superligë, Hallaçi

Dejvi Bregu shpallet "Talenti i vitit" në Superligë. Sulmuesi i Luftëtarit ka fituar këtë çmim në eventin e organizuar ditën e sotme nga shoqata "Sporti na bashkon". Eventi u organizua në "Hotel Plaza", ndërsa pas Dejvi Bregut, në vendin e dytë si lojtarët më të talentuar të Superligës për sezonin 2016-2017 u renditën Erjon Hoxhallari i Tiranës, Ylber Ramadani i Partizanit dhe Kristal Abazaj i Luftëtarit.

Në vendin e tretë u renditën Rubin Hebaj i Vllaznisë, Albi Doka i Tiranës dhe Enis Gavazaj i Skënderbeut.

"Sporti na bashkon" dha edhe çmimin e lojtarit "Fair-Play", çmim që iu akordua kapitenit të Kukësit, Rraman Hallacit.

Poll

Lexo gjithashtu