
Do të luhen sot katër ndeshjet e para çerekfinale për Kupën e Shqipërisë, takime tepër delikate që mund të përcaktojnë që në 90-minutat e para fatin e gjysëmfinaleve. FSHF ka përzgjedhur katër gjyqtarët për këto takime dhe newsport.al ka mësuar emrat e përcatuar.
Në ndeshjen Vllaznia – Teuta gjyqtar kryesor do të jetë Lorenc Jemini. Në përballjen me Laçit dhe Skënderbeut kryesor do të jetë Kridens Meta ndërsa në takimin mes Tiranës dhe Kukësit është zgjedhur Erjon Hamiti. Në ndeshjen e Vlorës mes Flamurtarit dhe Besëlidhjes do të gjykoj Kreshnik Cjapi.
Poll