
Kukësi ndodhet në Austri, ku do të luajë ndeshjen me Austrinë e Vjenës, takim i vlefshëm për raundin e dytë eliminator të Europa League. Presidenti Safet Gjici ka provuar të marrë një rezultat paraprak, por kësaj radhe jo nga fusha e lojësh. Ai i ka urdhëruar të gjithë lojtarët që të shkruajnë në copa letrash se sa është përqindja që ata mendojnë se do të marrin një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Pasi të gjithë kanë mbaruar së shkruari, presidenti ka mbledhur letrat, duke i parë një nga një. Por rezultati përfundimtar nuk është bërë publik nga ai. Një mënyrë e mirë kjo nga kreu i verilindorëvë, ku ndoshta ka dashur të shmangë emocionet para ndeshjes, por gjithashtu për të parë sa besim kanë lojtarët në aftësitë e tyre.