
Partizani luajti sot kundër Laçit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të kurbinasve. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Sulejman Starova zhgënjyen duke shënuar humbjen e 5-të radhazi dhe tashmë të kuqtë duket se kanë humbur "busullën".
Për këtë kanë reaguar tifozët e Partizanit "Ultras-Guerrils" të cilët thumbojnë të pa përjashtim të gjithë klubin e kuq nga stafi drejtues deri tek lojtarët duke ironizuar edhe Starovën.
Tekniku aktual i Partizanit pati deklaruar para disa javësh se tek të kuqtë janë të gjithë "surrogato", ndaj mbështetësit e 15-herë kampionëve të Shqipërisë shkruajnë: "Jeni të gjithë 'surrogato'". E thënë shqip kjo fjalë do të thotë "bastard".
[gallery columns="1" size="full" ids="170643"]