
Nuk është ende zyrtare por mbetet për t’u bërë në ditët në vazhdim. Në mungesë të gjyqtarëve të dënuar si Lorenc Jemini, Andi Kocci apo dhe Meta që është pezulluar të drejtoj në Superligë, derbi nuk ka ende një emër. Enea Jorgji është në dyshim ndërkohë që të tjerët nuk kanë kuota mjaftueshëm.
Burime për newsport.al bëjnë të ditur se është në proçes diskutimi ideja që derbi të drejtohet nga një gjyqtar maltez apo luksemburgas. Ende nuk ka marrë formë konkrete kjo ide por gjasat janë që të bëhet fakt në ditët në vazhdim.
Poll