Jemi 2 javë para duelit të “Play-Off” me Poloninë dhe emocionet e kësaj përballjeje kanë nisur të shtohen. Të gjithë tifozët dhe sportdashësir janë me sytë nga Sylvinho për të mësuar se kush do të jenë të përzgjedhurit e tij për supersfidën e 26 marsit që luhet në Poloni.
Por një prej tyre ka menduar ta zbulojë FIFA. Dhe bëhet fjalë për Bujar Pllanën , i cili ka marrë ftesë nga braziliani. 24-vjeçari luan si qendërmbrojtës, por mund të përshtatet shumë mirë edhe në krahun e djathtë të këtij reparti. Aktualisht është pjesë e Lechia Gdansk në Poloni.
FIFA i ka dhënë kështu leje futbollistit të bëhet pjesë e kuqezinjve, teksa më parë kujtojmë se ka mbajtur veshur fanellën e Kosovës për grupmoshat U-21. Duke qenë se nuk ka luajtur në asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Kosovës, Pllana ka kaluar pa vështirësi te ekipi i Shqipërisë.
Siç dihet ndeshja “Play-Off” mes Polonisë dhe Shqipërisë do të luhet më 26 mars në orën 20:45 në Varshavë. Kjo përballje është e vlefshme për Kupën e Botës 2026 dhe ku kuqezinjtë do të kërkojnë vetëm fitoren. Ndërkohë nga java e ardhshme pritet që Sylvinho të bëjë publike edhe listën e të grumbulluarve që do të ketë për këtë sfidë.
