Moussa Sissoko, i cili ka bërë një Euro 2016 të shkëlqyer do të jetë shumë i zënë këtë verë. Ndërsa ai dëshiron të largohet nga Neëcastle që do të zbresë një ligë më poshtë, tashmë është bërë një përzgjedhje e klubeve që do të përshtaten me profilin e tij.
[caption id="attachment_15439" align="alignleft" width="300"] Moussa Sissoko[/caption]
Manchester City - "Citizens" duhet ta përzgjedhin Sissokon në vend të Yaya Toure. Trajneri Pep Guardiola nëse do që të "transformojë Qytetin", duhet që të sigurojë shërbimet e lojtarit në fjalë që pati sukses në Euro 2016.
Manchester United - Është një tjetër ekip që duhet ta zgjedhë francezin për të konkurruar Schneiderlin dhe Schweinsteiger. Por, për fat të keq këta dy lojtarë në harkun kohor të një viti nuk dhanë atë që pritej, ndaj Jore Mourinho duhet të zgjedhë Sissoko për nga cilësia.
PSG? - Po, por ...parizienët tashmë kanë bërë blerjen në këtë pozicion, kanë siguruar shërbimet e Grezgorz Krychowiak dhe janë në sulm për Hatem Ben Arfa.
Real Madrid - për të forcuar mesfushën e Merengue përzgjidhet Sissoko, i cili përshtatej me skemat e ndryshuara të Didier Deschamps. Ai ishte i kudondodhur në fushë dhe përhapte topin në të gjitha zonat si Zinedine Zidane, ndaj mund të sjellë fuqi të reja në mesfushë.
Bayern Munich - Çfarë ndodh nëse Sissoko bashkohet me Franck Ribery dhe Kindley Coman te Bayern Munich? Gjatë Europianit, ai provoi se mund të jetë një alternativë për të zëvendësuar të dy lojtarët, të cilët kanë cilësitë e duhura, por janë krejtësisht të ndryshëm. Carlo Ancelotti, i cili ishte të hënën në konferencën e parë për shtyp si trajner i Bayern Munich, nuk ka zbuluar ende nëse ai do të përpiqet për të ngritur skemën famshme 4-3-2-1 si "bredhi i Krishtlindjeve", por Moussa Sissoko do të mund të përshtatet në mesfushën e tij me tre.
Juventus - Për të harruar Pogba.
https://www.youtube.com/watch?v=papCLCNFAUk