Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Flamurtari merr një tjetër portier për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT

Çështja e portës kishte mbetur e hapur te Flamuratri që me largimin e Ilion Likës, i cili u kthye te Tirana për arsye familjare. Drejtuesit e klubit vlonjat konfirmuan më pas qëndrimin e Argent Halilit, ndërkohë që tani e kanë blinduar këtë repart me lushnjarin Ibrahim Bejte. Burime pranë klubit kuqezi bëjnë me dije se Bejte do të jetë pjesë e skuadrës  sezonin e ardhshëm dhe prezantimi i tij do të bëhet këto ditë. Portier i tretë do të jetë Sali, i ardhur nga ekipet e moshave të klubit vlonjat dhe kjo do të thotë se algjeriano-kanadezi Al-Shabani, i cili ishte në provë te vlonjatët, do të largohet. Ndoshta vlonjatët nuk kanë dashur ta zënë vend për të huaj me një portieri. Mbyllet kështu çështja e portës me Halilin, Bejten dhe Salin.

bejte

Bejte është aktivizuar më parë me skuadra të ndryshme në kampionatin tonë dhe ka një përvojë të konsiderueshme edhe në Superleigë, ndaj mund të konsiderohet një afrim i rëndësishëm. Së fundi ishte pjesë e Besëlidhjes.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga