Është caktuar gjyqtari kryesor që do të arbitrojë derbin e nesërm mes Partizanit dhe Tiranës.
Newsport.al mëson se do të jetë Kridens Meta që do të vendosë drejtësi në takimin mes të kuqve dhe bardhebluve në sfidën që do të startojë në orën 18:00 në "Selman Stërmasi".
Një vendim që ka ardhur edhe pas dënimit të Enea Jorgjit për këtë javë nga Komisioni i Arbitrave në FSHF pas akuzave të Vllaznisë ndaj gjyqtarit elbasanas për gabimet në takimin e Kupës kundër Teutës.
[caption id="attachment_84068" align="alignnone" width="700"] Kridens Meta[/caption]
Poll