
Pak javë më parë u shkarkua Mirel Josa nga posti i drejtimit të Vllaznisë dhe u emërua ish-lojtaro Auron Miloti. Ai bëri debutimin e parë me ekipin pardje në barazimin 0-0 ndaj Bylisit. Ndërsa sot klubi bën një njoftim surprizë.
Vllaznia njofton se ka arritur marrëveshjen me trajnerin Goce Sedloski që do të jetë tekniku i ri i kuqebluve deri në verën e 2024-ës. Sedloski ka qenë i sukseshëm si trajner me Shkupin duke arritur në play-off. Në ditët në vijim klubi do të bëjë një njoftim më të detajuar.
Poll