Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Laçi kërkon fitoren e 3-të rresht, Partizani për autokritikë

Shkruar nga NEWSPORT
Laçi kërkon fitoren e 3-të rresht, Partizani për

Laçi do të presë në shtëpi Partizanin kryesues për të zhvilluar mes tyre edhe ndeshjen e javës së 11-të të “Abissnet Superiore”, takim që do të nisë duke filluar nga ora 13:00.

Një takim që pritet të jetë mjaft i luftuar duke marrë parasysh edhe lojën që zhvillojnë dy ekipet, pasi 3 pikët janë shumë të rëndësishme.

Kurbinasit tashmë të rizgjuar do të tentojnë për fitoren e 3-të radhas, teksa Dejan Vukiçevic ka gati dhe dy rikthimet. Albi Alla është gati për pëqrballjen me Laçin dhe tekniku i kurbinasve mund ta llogarisë që nga minuta e parë mbrojtësin shtatlartë. E njëjta gjë vlen edhe për Turkajn.

Nëse bardhezinjtë kanë rikthime, te demat ndodh e kundërta, pasi Giovanni Colella është i kushtëzuar ssa i takon formacionit me të cilin do të zbresë në fushën e lojës. Matondo dhe Da Silva u dëmtuan në ndeshjen e fundit dhe nuk do të jenë të gatshëm për Laçin, gjithashtu edhe Murataj nuk do të mund të përdoret duke bërë që mesfusha e të kuqve të “arnohet”.

Formacionet e mundshme:

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Alla, Velkovski, Turkaj, Ujka, Borisjuk, Ziko (Cucin), Spahiu, Adeleke, Mazrekaj. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

Partizani: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj, Rrapaj, Romero (Arapi), Telushi, Hoti, Skuka, Cara. Trajner: Giovanni Colella.

Poll

Lexo gjithashtu