Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga LAÇI tek...LAÇI, largimi i Mirsad JONUZ lë pas një rekord te Vllaznia (PRECEDENTËT)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga LAÇI tek...LAÇI, largimi i Mirsad JONUZ lë pas një

13 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje. Këta janë statistikat e Mirsad Jonuz në stolin e Vllaznisë. Si për ironi të fatit, tekniku e nisi me një fitore kundër Laçit në datën 24 gusht, e ky ishte rivali i kësaj fundjave në kampionat. Vlen të përmenden triumfet ndaj Partizanit (1:0) dhe ndaj Kukësit në transfertë (1:2). Vllaznia ishte mjaft solide, ku falë Mirsad Jonuz ka mbrojtjen më të mirë në kampionat me vetëm 22 gola të pësuar.

Këtë nuk e thonë vetëm numrat, por edhe ajo që shikohet në fushën e blertë. Jonuz lë Vllazninë në vendin e gjashtë me 38 pikë. Shkodranët tashmë duhet të mendojnë për një trajner tjetër, me sezonin që po shkon drejt fundit. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga