Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

La Partizanin pa shtëpi për të ndërtuar kulla, arrestohet dhëndri i Sali Berishës

Shkruar nga NEWSPORT
La Partizanin pa shtëpi për të ndërtuar kulla, arrestohet

Këtë mbrëmjë, Jamarbër Malltezi është arrestuar me urdhër të SPAK. Bëhet me dije se dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha është ndaluar në aeroportin “Nënë Tereza” teksa po kthehej nga një vend i BE-së.

Shkak për arrestimin e Malltezit është bërë kompleksi “Partizani”. Në vitin 2008, pronat ku ky kompleks ndodhej ishin në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Por gjithsesi, ish-kryeministri Berisha brenda ua dha atë disa personave të tretë. Këta të fundit pretendonin se ishin pronarë. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i tyre ishte pikërisht dhëndri i Berishë, Jamarbër Malltezi.

Nga ajo marrëveshje që ishte vendosur, Malltezi do të merrte 5% të vlerës së pronave të kthyera. Pronat e klubit të Partizanin u kompensuan brenda gjysmë viti, me një vlerë mjaft qesharake. Asokohe shteti ka dhënë për pronarët 100 milionë lekë edhe pse thuhej se ishin rreth 33.000 metra katrorë tokë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga