Ky lojtar është i jashtëzakonshëm, Granada e marrosur pas Myrto UZUNIT, e mrekullueshme ç’bën beratasi në stërvitje (VIDEO)
Shkruar nga NEWSPORT
Myrto Uzuni është lojtari i momentit në Spanjë. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me skuadrën e Granadas. Beratasi po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke arritur të shënojë kudo që shkel. Me ekipin spanjoll ka tundur plot 8 herë rrjetën, por edhe Kombëtaren s’e kanë lënë pas “dore” duke shënuar gola të rëndësishëm.
Së fundmi, klubi i Granadas ka shpërndarë në kanalin zyrtar një tjetër video nga stërvitja e shqiptarit. 27-vjeçari është i mrekullueshëm. Ai kalon dhe shmang gjithë shokët e skuadrës, ndërsa në fund i vjen radha portierit. Fundit tashmë dihet, sfera përfundon brenda kuadratit. Nëse vijon me të tillë ritëm, padyshim që e ardhmja e tij mund të jetë La Liga.