Erzeni mori një pikë mjaft të rëndësishme në transfertën e vështirë të Shkodrës. Ndeshja midis shijakasve dhe Vllaznisë përfundoi në barazim 1-1. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli mbrojtësi i Erzenit, Nehar Sadiki.
“Kjo pikë ishte vështirë për tu marrë pasi ishim mysafir në Shkodër. Nga mënyra si vajti ndeshja ky ishte rezultati më i drejtë”.
-Për çfarë luan ky Erzen?
“Ne qëllim kemi mbijetesën, por kemi shum kualitet në ekip. Në çdo ndeshje hymë për të fituar pasi kemi kualitet. Ndoshta na duhet pak fat dhe mundemi të shkojmë edhe më lart sa kemi qëllimet. Mund t’i hapim probleme çdo ekipi”.
Poll