Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Ky gol është special”, Mirlind Daku: Isha i bindur që do shënoja ndaj Polonisë, e shlyeva gabimin

Shkruar nga NEWSPORT
“Ky gol është special”, Mirlind Daku: Isha i bindur

Mirlind Daku bëri debutimin e tij më fantastic në “Air Albania”. Ndaj Polonisë ish-lojtari I Kukësit gjetti rrugën e rrjetës menjëherë pasi preki fushën. Një gol special për të dhe që i dha Shqipërisë fitoren 2-0.

"Lotët dhe goli? Së pari duhet të them diçka të shkurtër. Për çdo gjë njeriun e drejtë e ndihmon Zoti edhe lotët që kam derdh kanë qenë prej shpirti. Nuk kanë qenë lot për rastin që humba, por për privilegjin e debutimit me komëbtaren.

Goli, çfarë mendove? Më është dukur që gjithçka e keqe që kam pas brenda ka dalë jashtë. Jam ndjerë sikur kam pasur 100kg dhe tashmë i kam zhduk. Që nga momenti i parë që kam marrë ftesën kam qenë i sigurt se ndaj Polonisë do të shënoj në “Air Albania”, dhe ia arrita.

Golat me skuadrat debutuese? Jam shumë i lumtur dhe është e vërtetë që kam shënuar edhe me skuadrat ku kam debutuar. Më vjen mirë që nuk shënova ndaj Çekisë, ky është më special. Më falni për atë rast që kam humbur, por tashmë besoj që e kam shpërblyer.

Dedikimi I golit? Padiksutim ia dedikoj familjes time se janë mbështetja kryesore e imja. Ua dedikoj edhe gjithë dëshmorëve të Kosovës. Jam shumë  i lumtur”, deklaroi heroi i njërit prej golave për “Supersport”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga