
Në orën 20:45 në “Torsvullur” do të luhet sfida mes Ishujve Faroe dhe Shqipërisë. Djemtë e udhëhequr nga trajneri Sylvinho do të kërkojnë fitoren e dytë në grup, që nëse kombinohet me një barazim mes Moldavisë dhe Polonisë do të merrnin vendin e dytë në grup.
Gjithësesi përballë një kundërshtari si Ishujt Faroe, kuqezinjtë janë favoritë. Kompanitë e basteve e thonë diçka të tillë.
Koeficienti për fitoren e vendasve është 5.50, ndërsa një barazim i mundshëm është 3.60. Kuqezinjtë për fitoren kuotohen 1.65, dukshëm sipër rivalëve të mbrëmjes së sotme.
Kujtojmë se në sfidën e fundit Shqipëria triumfoi në “Air Albania” 2-0 ndaj Moldavisë, ndërsa Ishujt Faroe u mposhtën nga Çekia.
Poll