Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kupa si shpëtim i sezonit, Kukësi beson te e shkuara ndaj Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa si shpëtim i sezonit, Kukësi beson te e shkuara ndaj Tiranës

Kukësi – Tirana është një nga sfidat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, takim që do të luhet në orën 15:00. Në “kukës Arena” do të vihen përballë njëra-tjetrës dy skuadra që do të synojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

Si verilindorët ashtu edhe bardheblutë e shikojnë Kupën e Shqipërisë si shpëtimin e sezonin dhe në këtë mënyrë do të luajnë gjithçka për gjithçka në gjysmëfinalen e parë për të qenë më afër finales në sfidën e kthimit. Bledar Devolli do të synojë që pas “kokës” së Partizanit, kërkon atë të Tiranës.

Sfida e sotme do të jetë përballja numër 8-të në Kupë mes dy ekipeve. Në 7 duelet e mëparshme, verilindorët janë më favoritë. Kuksianët kanë fituar në 3 sfida, në 2 të tjera kanë trimfuar bardheblutë dhe po 2 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Kukësi ia ka dalë të shënojë 11 gola në portën e kryeqytetasve, ndërsa nga krahu tjetër Tirana ka mundur t’i ndëshkojë 7 herë. Një duel që premton të jetë i luftuar në “Kukës Arena” dhe mbetet të shihet se cila prej ekipeve do të mund të jetë më afër finales së madhe.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga