
Kukësi luan të shtunë në 15:00 me Laçin në transfertë, sfidë e vlefshme për javën e gjashtë në Superligë. Trajneri Dobi është “me dhimbje koke” në prag të duelit, e gjitha kjo për shkak të lëndimeve.
Golashënuesi Klejdi Daci ka marrë një goditje në sfidën e Kupës fituar 0-3 me Labërinë, duke qenë në mëdyshje për transfertën kurbinase.
Këtë sezon Daci ka qenë vendimtar te verilindorët, duke shënuar tre gola. Mungesa e tij dy javore prej pezullimit ndikoi te skuadra, që mban vendin e fundit në klasifikim me 2 pikë.
Poll