Kupa e Kampionit në futbollit amator 5×5 në zonën rajonale të Tiranës ka përfunduar me sukses fazën 1/8, duke dhuruar ndeshje të luftuara, gola dhe emocione deri në minutat e fundit.
Në disa prej përballjeve, fituesi u përcaktua vetëm pas goditjeve të penalltive, çka tregoi ekuilibrin dhe forcën e skuadrave pjesëmarrëse. ATS 5×5, Julton 5×5, Vila L 5×5, Legjendat 5×5, Beautiful Albania, Golden Park, Dymbëdhjeta 5×5 dhe Simple FC siguruan kalimin në fazën çerekfinale, duke vijuar rrugëtimin drejt trofeut të zonës rajonale Tiranë.
Pas përfundimit të kësaj faze, shorti ka përcaktuar edhe çiftet çerekfinale, ku priten ndeshje të forta dhe spektakël:
Vila L 5×5 – Dymbëdhjeta 5×5
Julton 5×5 – Legjendat 5×5
ATS 5×5 – Simple FC
Beautiful Albania – Golden Park
Rezultatet e fazës play off Zona Rajonale Tiranë
ATS – Sons 2-0
Julton – Intelekt 365 6-6 P (3-2)
Çameria – Vila L 2-2 P(2-3)
Sinaloa – Legjendat 2-4
Los Amigos – Beautiful Albania 2-7
FC Tigres – Golden Park 1-1 P(1-2)
FC Dymbëdhjeta – 3V Fejzo 6-1
Simple FC – ID Albania 5-4
