Janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Mirënjohjes në FSHF Sunday League, të cilat kanë përcaktuar dy skuadrat finaliste të këtij kompeticioni.
Në gjysmëfinalen e parë, Raiffeisen Bank siguroi kualifikimin për në finale pas një fitoreje bindëse ndaj Futura Dent me rezultatin 4-0, duke dominuar takimin dhe konfirmuar formën e mirë në këtë fazë të garës.
Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër ishte më e luftuar, ku Ju Ar Plast arriti të triumfojë ndaj FC Implant Swiss me rezultatin 2-1, duke siguruar kështu biletën për në ndeshjen vendimtare.
Pas këtyre rezultateve, është përcaktuar edhe finalja e Kupës së Mirënjohjes në FSHF Sunday League, ku do të përballen: Raiffeisen Bank – Ju Ar Plast.
Finalja pritet të dhurojë një sfidë interesante mes dy skuadrave që kanë treguar paraqitje të mira gjatë kësaj faze të kompeticionit dhe që tashmë do të luftojnë për të fituar trofeun e Kupës së Mirënjohjes.
