Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Futbolli 5×5/ Përcaktohen çiftet e fazës 1/8 të Kampionatit Kombëtar

Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli 5×5/ Përcaktohen çiftet e fazës 1/8 të
Kampionati kombetar 5x5

Janë zhvilluar ndeshjet e fazës play-off në Kampionatin Kombëtar të Futbollit 5×5, kompeticion që organizohet nga FSHF. Pas përballjeve me eliminim direkt, janë përcaktuar tashmë 16 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8.

Ndeshjet e kësaj faze prodhuan shumë gola dhe përballje të forta mes skuadrave pjesëmarrëse, ndërsa ekipet fituese siguruan biletën për në raundin tjetër të kompeticionit.

Rezultatet e fazës play-off:
Forca Tokësore – Beautiful Albania 0-3
FC Sinaloa – Legjendat 6-1
Art-Inox – FC United 7-1
Dymbëdhjeta – FC Priska 7-2
Cankaj Construction – Forca Detare 2-1
Sky MFC – ID Albania 5-4
FC Tigres – Leon MFC 10-4
Julton – FC Selita 3-0
Sallmani SC – Sons 2-1
Los Amigos – 3V Fejzo 7-3
Rei&Co – KKD Dental 4-0
Simple FC – Vila L 6-3
FJT Auto – Golden Park 6-2
ATS – Intelekt 365 6-5
Çamëria – Mici Konstruksion 2-4
Akademia e Forcave të Armatosura – FC Dental Turk 4-3

Pas këtyre rezultateve janë përcaktuar edhe përballjet e fazës së 1/8 të Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5, të cilat pritet të dhurojnë ndeshje të forta dhe shumë emocione.

Çiftet e fazës 1/8:
Julton – FC Sinaloa
Sallmani SC – Los Amigos
Sky MFC – Art-Inox
Akademia e Forcave të Armatosura – Cankaj Construction
Beautiful Albania – FJT Auto
FC Tigres – Simple FC
Mici Konstruksion – Dymbëdhjeta
Rei&Co – ATS

Skuadrat do të synojnë të vijojnë rrugëtimin drejt fazave finale të kampionatit, në një kompeticion që po dhuron rivalitet dhe spektakël në futbollin amator 5×5.

Poll

Lexo gjithashtu