Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Në Shtëpinë e Futbollit”/ Analiza e legjionarëve kuqezi, Kombëtarja e vajzave & gara në “Abissnet Superiore”

Shkruar nga NEWSPORT
“Në Shtëpinë e Futbollit”/ Analiza e
Alban Aga, Florian Riza, Lenida Halilaj & Krenar Alimehmeti

Në FSHF TV u transmetua live emisioni i 20-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”, nën moderimin e Lenida Halilaj. Të ftuar në studio ishin kryetari i SHRF Tiranë, Krenar Alimehmeti, si dhe gazetari sportiv Alban Aga.

Muaji mars ka nisur dhe emocionet për ndeshjen play-off të Botërorit 2026 ndaj Polonisë sa vijnë e shtohen. Të ftuarit diskutuan për paraqitjet e legjionarëve kuqezi në arenën ndërkombëtare, si dhe për mundësitë e Shqipëria për të synuar një vend në Botëror.

Gjatë emisionit u transmetua edhe një intervistë me zëvendëstrajnerin e Kombëtares, Pablo Zabaleta, i cili foli për përgatitjet e ekipit për ndeshjen ndaj Polonisë dhe për mënyrën se si e vlerëson kundërshtarin.

Më 26 mars, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër ndeshjen Poloni – Shqipëri në një Fun Zone të dedikuar posaçërisht për ta. Të ftuarit në studio u ndalën edhe te organizimi dhe rëndësia e këtij eventi për tifozët e Kombëtares.

Më pas, fokusi u zhvendos te Kombëtarja e vajzave, e cila i nisi kualifikueset e Botërorit 2027 me një fitore spektakolare në transfertë ndaj Malit të Zi, duke përmbysur rezultatin në 2-1. Të shtunën, më 7 mars, Shqipëria e vajzave do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Çekisë në stadiumin “Loro Boriçi”, në 18:00.

Pjesa e fundit e emisionit iu kushtua javës së 26-të të kampionatit Abissnet Superiore. Të ftuarit analizuan ecurinë e skuadrave, shkëputjen në krye të Vllaznia me pesë pikë diferencë, rikthimin te fitorja të Dinamo City, formën shumë të mirë të Partizani, si dhe rivalitetin në fundin e tabelës, ku gara për mbijetesë është bërë shumë e fortë.

Poll

Lexo gjithashtu