Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Mësuesit janë udhërrëfyesit tanë të parë”, Armand Duka mesazh URIMI: Mirënjohja dhe respekti ynë janë të përhershme

Shkruar nga NEWSPORT
“Mësuesit janë udhërrëfyesit tanë të
Foto e postuar nga Armand Duka

Sot në të gjithë vendin tonë festohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit. 7 Marsi është një ditë shumë e rëndësishme për arsimin dhe kulturën shqiptare. Në këtë ditë festohet Dita e Mësuesit, për të nderuar punën dhe përkushtimin e tyre.

Kështu në këtë ditë speciale Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka uruar të gjithë mësuesit për kontributin e tyre në përcjelljen e dijeve dhe vlerat e rëndësishme në brezat e rinj.

“Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve dhe mësueseve!

Sot është një ditë mirënjohjeje për ata që çdo ditë mbjellin dije, edukim dhe vlera te brezat e rinj. Mësuesit janë udhërrëfyesit tanë të parë, ata që me përkushtim dhe pasion formojnë të ardhmen e shoqërisë sonë.

Me punën dhe sakrificën tuaj, ju jo vetëm përcillni njohuri, por edhe frymëzoni ëndrra dhe besim te të rinjtë. Për këtë, mirënjohja dhe respekti ynë janë të përhershme.

Faleminderit për gjithçka që bëni për edukimin dhe për të ardhmen e vendit tone”, ka shkruar Duka.

Poll

Lexo gjithashtu