Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Durrësi merr tjetër “fytyrë” në futboll, FSHF me investime të rëndësishme (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Durrësi merr tjetër “fytyrë” në futboll, FSHF me
Fusha pranë stadiumit "Niko Dovana"

Qytetit të Durrësit do t’i shtohet së shpejti një tjetër hapësirë sportive. Pranë stadiumit “Niko Dovana” po ndërtohet një fushë e re, falë bashkëpunimit mes FSHF dhe klubit të Teutës.

Punimet për këtë projekt janë drejt përfundimit, ndërsa aktualisht ka nisur shtrimi i tapetit sintetik nga FSHF, një fazë e rëndësishme që pritet të përmbyllë së shpejti ndërtimin e fushës dhe ta bëjë atë gati për përdorim.

Ky investim synon të përmirësojë kushtet për zhvillimin e futbollit në qytetin e Durrësit, duke krijuar një hapësirë të re moderne që do të jetë në shërbim të klubit dhe komunitetit sportiv.

Poll

Lexo gjithashtu