Skuadra e Dajtit është shpallur fituese e trofeut të FSHF Cup në futbollin amator 9×9, pasi mposhti në finale ekipin e Barrikadës me rezultatin 1-0.
Finalja u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” mes spektaklit nga tifozët e shumtë dhe dhuroi një ndeshje të luftuar, ku të dyja skuadrat kërkuan të gjenin golin e avantazhit. Momentin vendimtar e solli një penallti e realizuar nga skuadra e Dajtit, me autor të golit Xhonaldo Prenga, që rezultoi edhe goli i vetëm i takimit dhe që i dha fitoren ekipit të tyre.
Ndeshja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe përkushtim nga të dyja ekipet, duke konfirmuar edhe një herë rritjen e interesit për futbollin amator në vend.
Në përfundim të ndeshjes u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve, e organizuar nga Federata e Futbollit, ku skuadra e Dajtit ngriti lart trofeun e këtij kompeticioni.
View this post on Instagram
