Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Futbolli në shkolla, FSHF dhe SHRF Tiranë organizojnë “Kupën e Shkollave të Mesme”

Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli në shkolla, FSHF dhe SHRF Tiranë organizojnë
SHRF Tiranë

Federata e Futbollit, në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë dhe Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Zyrën Vendore të Arsimit Tiranë (ZVA), do të organizojë “Kupën e Shkollave të Mesme”, një turne që synon të promovojë futbollin dhe aktivitetin sportiv tek të rinjtë.

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u zhvillua një takim informues me përfaqësues të shkollave të mesme të Tiranës, të cilët u njohën nga afër me këtë projekt dhe me mënyrën e organizimit të aktivitetit. Në këtë takim u prezantuan objektivat e turneut, si edhe rëndësia që ka përfshirja e të rinjve në aktivitete sportive.

“Kupa e Shkollave të Mesme” pritet të nisë në fund të muajit prill dhe do të zhvillohet në fushën me bar sintetik në “Shtëpinë e Futbollit”. Në këtë edicion të parë do të marrin pjesë ekipet e 8 shkollave të mesme të Tiranës, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen me sistem eliminimi.

Ky aktivitet organizohet për të promovuar sportin, fair-play-in, bashkëpunimin dhe një stil jetese aktiv tek të rinjtë, duke krijuar një hapësirë gjithëpërfshirëse ku nxënësit mund të angazhohen në sport, të ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe të zhvillojnë aftësi fizike dhe sociale.

Një tjetër objektiv i këtij projekti është rritja e numrit të të rinjve që luajnë futboll amator dhe shndërrimi i këtij aktiviteti në një kompeticion sezonal duke filluar nga sezoni 2026-2027, me synimin për të përfshirë sa më shumë shkolla.

Poll

Lexo gjithashtu