Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi nuk ndalet, zbulohet marrëveshja e verilindorëve me lojtarin e Torinos

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi nuk ndalet, zbulohet marrëveshja e verilindorëve me

Kukësi po mendon seriozisht për merkaton, këtë e tregojnë emrat e lotjarëve që flitet se do t'i bashkohen skuadrës për sezonin dhe për Europën. Së fundmi, flitet se trajnerit Peter Pacult i është sygjeruar lojtari i Torinos, Abou Diop që aktualisht luan për ekipin e Basano Virtus në Serinë C italiane, por që është në pronësi të klubit të Torinos.

Tekniku i Kukësit e ka marrë seriozisht punën për huazimin e 25-vjeçarit nga Senegali. Ai ka luajtur për ekipe të ndryshme, ku në sy bien emrat e klubeve si; Juve Stabia, Krotones, Ternana, Leçes, Modenës.

Arritja e marrëveshjes me Torinon shihet si një mundësi e mirë, kjo pasi do përforconte repartin e sulmit për pjesmarrjen në Europë dhe më pas për sezonin e ardhshëm. Mësohet se senegalezi do të jetë në kryeqytet brenda kësaj jave për të diskutuar me drejtuesit dhe për të arritur një marrëveshje.

[gallery columns="1" size="full" ids="242303"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga