
Pasi arriti të nënshkruaj me talente si Rroca e Shkurtaj dhe me futbollist me eksperiencë si Teqja dhe Rama, Kukësi është gati të bëj një tjetër goditje.
Bëhet fjalë për tifozët, që pritet të jenë të shumtë për ndeshjen e kthimit ndaj Apolonisë. Kjo pasi presidenti Safet Gjici ka urdhëruar që takimi i kthimit në Kupën e Shqipërisë të zhvillohet në "Zeqir Ymerin" tashmë të rinovuar.
Edhe pse ende nuk janë mbyllur punimet, Gjici beson se zhvillimi i ndeshjes në mitikun e tyre do të sillte më afër skuadrës tifozët si dhe përmbysjen ndaj Fierakëve, me këto të fundit që kanë triumfuar në shtëpi me shifrat 2-1.
Rezultat që i jep shpresa verilindorëve për të shkuar përpara, si dhe tifozëve për tu rikthyer në shtëpinë e tyre, aty ku festa merr një tjetër dimension.