
Barazimi 2-2 që Kukësi ka mundur të mbajë në shtëpi ndaj Skënderbeut, nuk iu ka hequr nga duart kampionëve vetëm shansin për të marrë tre pikë dhe për të kapur vendin e dytë, por edhe mundësinë për tu shpërblyer me një premio të majme.
Mësohet se presidenti i klubit, Safet Gjici kishte menduar një premio të majme për të tijtë në rast se arrinin të fitonin në "Zeqir Ymeri" ndaj korçarëve, gjë e cila nuk ka ndodhur.
Edhe pse nuk dihet shuma që ishte caktuar t'iu jepej futbollistëve nga presidenti, mësohet se vlera ka qenë e konsiderueshme, por rezultati nga 2-0 në favor të verilindorëve në 2-2 në fund të takimit, ka prishur surprizën dhe ka hequr nga duart e lojtarëve një shumë të madhe parash që ishte menduar të jepet nga "numri 1" i klubit.