Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi nis merkaton, një “rraketë” argjentinase për krahun e majtë

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi nis merkaton, një “rraketë” argjentinase

Sezoni i deritanishëm për Kukësin është për t’u harruar. Verilindorët kanë bërë gjithçka keq në 14 javët e para dhe mbajnë vendin e fundit në renditje me vetëm 12 pikë, 3 më pak se Bylis në Play-Out. Merkato e janarit shihet si shpresa e fundit për kuksianët që do të bëjnë revolucion për të kthyer përmbys situatën dhe rikthimin në rezultatet pozitive.

Siç bëhet e ditur nga shtypi i shkruar, Kukësi është pranë goditjes së parë. Argjentinasi Diego Becker pritet të jetë futbollisti më i ri me zyrtarizimin që do të vijë sapo të hapet zyrtarisht merkato. Becker është një lojtar polivalent i cili mund të bëjë të gjithë krahun e majtë të fushës, pra një Ndreca i dytë por me karakteristika më ofensive.

25-vjeçari vjen pas përfundimit të aventurës me ekipin e Instituto në Argjentinë ku më parë ka qenë edhe pjesë e Rosario dhe Tigres.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga