Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi "ngec" te trajneri, mesfushori kërkon largimin, Partizani, Vllaznia dhe Kamza pas dere

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi "ngec" te trajneri, mesfushori kërkon largimin,

Eni Imami ka qenë një ndër më të mirët dhe titullarët e padiskutueshëm te Kukësi për pjesën e zhvilluar të kampionatit, por problem mbetet paga e tij e ulët, e cila kap vlerë e 500 eurove.

Ndërkohë që Kukësi ka objektiv kryesor gjetjen e një trajneri të ri pas largimit të Mladen Milinkoviç, mësohet se mefushori ka shfaqur pakënaqësitë e tij dhe ka kërkuar largimin nga ekipi në rast se nuk bëhet një rishikimm i kontratës.

Në sulm për shërbimet e tij janë hedhur Partizani, Vllaznia dhe Kamza të cilat presin thjesht largimin e futbollistit nga verilindorët për të bërë ofertën e parë. Nuk dihet nëse klubi do e lërë të lirë lojtarin në merkaton e janarit apo të bëjë një rishikim të kontratës për t'i plotësuar kushtet financiare titullarit të ekipit.

 

[gallery columns="1" size="full" ids="186632"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga