Kukësi nuk po kalon një sezon të mirë nga ata siç jemi mësuar ta shikojmë vitet e fundit. Aktualisht verilindorët ndodhen në vendin e 8-të në në kutotën e 37 pikëve. Duke rrezikuar kështu seriozisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptarë.
Por kjo nuk do të thotë se në Kukës nuk ka lajme pozitive këtë sezon. Bëhet fjalë për kapitenin e tyre, Gjelbrim Taipi. Mesfushori është futbollisti i vetëm me më shumë minuta të luajtura përveç portjerëve.
30-vjeçari ka munguar vetëm 64 minuta në këtë sezon, ku deri më tani ka luajtur 2816 minuta 32 ndeshje. Kosovari nuk ka humbur asnjë ndeshje të skuadrës së tij, duke qenë një vlerë e shtuar në mesfushën e Rraman Hallaçit
Poll