
Kukësi në merkaton e janarit ka qenë mjat aktiv si në hyrje ashtu dhe në dalje. Një prej largimeve që verilindorët konfrimuan ishte dhe mesfushori malazez, Milosh Kërkotiç. Edhe pse ai nuk është më në planet e kampionëve, pretendimet e malazezit janë krejt ndryshe.
Kukësi e largoi 30-vjeçarin me pretendimin se nuk është paraqitur pranë klubit dhe nuk është grumbulluar. Nga ana tjetër vetë Kërkotiç ka zbuluar se, ai nuk është informuar për nisjen e përgatitjeve.
Në këto kushte, malazezi duhet të kërkojë një skudër të re, por problem mbetet fakti se për mesfushorin, Kukësi është skuadra e dytë brenda një sezoni në Europë. Nëse 30-vjeçari nuk gjen dot skuadër për pjesën e mbetur të kampionatit, e vetmja gjë që mund të zgjidhë këtë gjë janë bisedimet mes palëve, në rast se nuk arrihet gjë, zgjidhje mbetet gjyqi i cili do mund të mbyllë përfundimisht këtë çështje.
[gallery columns="1" size="full" ids="194280"]