
Skuadra e Kukësit po kalon momentin e tij më të keq që pas ngjitjes në Superiore. Ekipi verilindor këtë sezon ka ndërruar tre trajnerë. Ky është sezoni i parë që Kukësi ka vënë në diskutim qëndrimin në Superiore.
Me Rraman Hallaçin në krye verilindorët kanë arritur të gjejnë një lloj qëndrueshmërie në rezultate, por humbja me Egnatian 0-3 i prishi pak planet e ekipit.
Ekipi renditet në vendin e gjashtë me 35 pikë, 2 më shumë se Laçi i vendit të tetë në zonën play-out. Pas eleminimit në Kupë nga Teuta skuadra e Kukësit ka marrë vetëm 1 pikë në 2 ndeshje. Sfidën e ardhshme do ta kenë mjaft të vështirë, përballë Tiranës në “Elbasan Arena”.
Megjithatë presidenti Gjici më herët bëri të qartë se ekipi luan për kupat e Evropës. Gjithmonë Kukësi ka pretenduar 3 vendet e para ose titullin kampions, por këtë vit është e para herë që nukj kanë qenë për asnjë javë kampionati në 3 vendet e para.