Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kuizi i kryeministrit Rama, drejtori i Tiranës i shkruan publikisht: Nuk dua as bluzë dhe as disk, a e miraton Ligjin e Sportit po e gjeta?

Shkruar nga NEWSPORT

Tefik Osmani ka bërë një koment në facebook-un zyrtar të Edi Ramës. Drejtori sportiv i Tiranës i kërkon kryeministrit se kur do ta miratojë Ligjin e Sportit, aq shumë të diskutuar dhe të pritur në vend.

I pari i qeverisë ka bërë një postim në rrjetet sociale për të gjetur një objekt që po ndërtohet në Tiranë. Ata që qëllojnë në shenjë do të kenë një fanelë edhe një disk me këngë falas të kujt personazhi të duan.

“KUSH E GJEN

Kjo godinë mbresëlënëse po ndërtohet në Tiranë. Kush do ta gjejë për çfarë do të shërbejë, le të kërkojë bluzën e firmosur të kujt futbollisti të dojë ose diskun e firmosur të kujt këngëtareje të dojë.

Keni kohë deri në mesnatë”, shkruante kryeministri Rama.

Ndërkohë i menjëhershëm ishte dhe komenti i Tefik Osmanit i cili e ngacmonte duke shkruar: “Unë nuk dua as bluzë dhe as diskun. E miraton Ligjin e Sportit po e gjeta Edi Rama?”

[caption id="attachment_701858" align="alignnone" width="753"]Komenti i Tefik Osmanit Komenti i Tefik Osmanit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga