Glenn Hoddle, ish-futbollisti dhe trajneri i kombëtares angleze, shpreson që Shqipëria të kalojë në grupin në Euro 2016 pasi e ka merituar plotësisht një gjë të tillë me paraqitjet që ka dhuruar në Europian.
Në editorialin për “Daily Mail”, ish-trajneri i “tre luanëve”, nga viti 1996 e deri në vitin 1999, ka folur me superlativa për kuqezinjtë.
“Shqipëria është e organizuar mirë në prapavijë, por e aftë të kundërsulmojë shumë shpejt, me mesfushorin Ledian Memushaj që më ka lënë shumë përshtypje të mira. Unë do të dëshiroja që ata të merrnin tri pikët dhe nëse është e mundur të vazhdonin më tej. E bllokuan Francën deri në minutën e 90. Ndaj ndjej se e meritojnë plotësisht”, mendon Hoddle.
Ne shpresojmë që vlerësimet e Hoddle të konfirmohen edhe sot në mbrëmjëe dhe Kombëtarja jonë të bëjë një ndeshje të madhe.