Alen Sherri është duke përjetuar momentin më të mirë në aspektin personal, pasi familja e tij tashmë është zgjeruar me ardhjen në jetë të djalit.
Portieri shqiptar i cili aktivizohet me Cagliarin në Serie A, është bërë baba për herë të parë, lajm të cilin ai e ka ndarë në rrjetin e tij social në Instagram, ku shpreh lumturinë për një çast kaq të rëndësishëm.
Me shënimin: Mirë se erdhe në këtë botë, Eden, Sherri, tregon se jeta i ka marrë një tjetër kuptim me lindjen e djalit.
Kujtojmë se në përzgjedhjet e trajnerit Sylvinho për ndeshjen e play-off me Poloninë, emri i tij nuk figuroi, duke lënë të nënkuptohet se kontributi i tij mund të rishqyrtohet në rast se Kombëtarja do të kualifikohet në Kupën e Botës 2026 dhe në të tjera kompeticione.
