Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Vullnetarizmi traditë në FSHF, kryetarja e futbollit për vajza Anila Basha lartëson të rinjtë dhe të rejat: Falë energjisë suaj jemi në piedestal dhe te UEFA

Shkruar nga NEWSPORT
Vullnetarizmi traditë në FSHF, kryetarja e futbollit për vajza
Anila Basha

Federata Shqiptare e Futbollit shënoi për të dytin vit radhazi Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me një aktivitet të dedikuar për djemtë dhe vajzat që përbëjnë rrjetin e vullnetarëve të FSHF-së.

Ky ishte një moment i veçantë vlerësimi për kontributin që ata japin gjatë gjithë vitit, duke qenë pjesë thelbësore e organizimit të çdo eventi futbollistik në vend.

Rreth 100 vullnetarë u mblodhën në “Air Albania” për të festuar një tjetër sezon të suksesshëm, sukses i cili nuk do të ishte i mundur pa angazhimin, energjinë dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm.

Në aktivitet ishte e pranishme edhe Kryetarja e Futbollit për Vajza në vend, sikurse anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, e cila në fjalën e saj shprehu mirënjohje të thellë ndaj të gjithë vullnetarëve për mbështetjen e tyre të palëkundur, duke theksuar se puna e tyre është një shtyllë e rëndësishme e futbollit shqiptar.

“Falë energjisë tuaj kemi arritur që të realizojmë, ashtu siç e evidentoi edhe presidenti, evenimente të jashtëzakonshme, ku kontributi juaj, edhe pse nuk dukeni, me thënë të drejtën unë as që ju dalloj që jeni. Por ju jeni aty pas çdo elementi që zbret në fushën e futbollit.

Pa ju, do të ishte e pamundur organizimi i një ceremonie, që duhet thënë, në Shqipëri e kemi pasur me notat tona maksimale të merituara. Jo vetëm nga komuniteti ynë i brendshëm, por edhe nga falënderimet që na kanë ardhur nga organizatorët dhe partnerët tanë të UEFA-s.

Duhet t’ju them që pikërisht kjo degë e jona, pra dega e vullnetarizmit, është një nga më të vlerësuarat edhe në Qeverinë Evropiane të Futbollit. Me përulje personalisht, por edhe në emër të FSHF-së ju them FALEMINDERIT. Ju jeni aty, do të jeni aty dhe ne do të jemi bashkë në një rrugë të gjatë”, tha Basha.

Poll

Lexo gjithashtu