
Sipas një sondazhi në faqen sportive "Goal.com", votuesit kanë zgjedhur më së shumti skuadrën e Kroacisë si fituesen e këtij Europiani. Paraqitjet e mira që ka zhvilluar Kroacia në ndeshjet e fazës së grupeve, ku arritën të mposhtnin dhe pretendentët spanjollë i kanë bërë kroatët të jenë pretendentë seriozë.
33% e vutuesve besojnë se skuadra kroate do të fitojë këtë Europian. Ndërsa vetë ballkanasit për të arritur drejt kësaj rruge, u duhet të përballen sot me kundërshtarin e saj të parë në 1/8-at, Portugalinë. Edhe nëse "Luzitanët" janë të kapërcueshëm, atëherë Kroacia gjithmonë e më shumë do të shihet si favorite reale.
Poll