Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lukas Modriç është shpëtimtari, Kroacia mund Turqinë

Shkruar nga NEWSPORT

"Derbi" i Ballkanit në Kampionatin Europian ka përfunduar me fitoren e Kroacisë. Të besuarit e Ante Çaçiç zotërojnë mirë topin, gjejnë rrjetën dhe e mbrojnë me fanatizëm avantazhin e regjistruar në minutën e 41 nga Lukas Modriç. Ishte një "perlë" e lëshuar me këmbën e majtë nga mesfushori kroat, i cili bëhet shpëtimtari i Kroacisë në përballjen e parë në grup me Turqinë. Nga ana tjetër, përveçëse bënë lojë të mirë, turqit shpëtojnë për mrekulli në dy raste, ku Perisiç dhe Modriç gjuajnë traun dhe shtyllën e portës së Babaxhan.

[caption id="attachment_2382" align="alignleft" width="300"]turqi - kroaci 0-0 Moment nga ndeshja Turqi - Kroaci[/caption]

Turqi  - Kroaci 0-1

Shënues: Modriç 41'

Formacionet

Turqia: Babaxhan, Hakan Balta, Çalhanoglu, Gonul, Inan, Tosun (Mor 69'), Turan (Yilmaz 65'), Ozaiakup (Sen 46'), Topal, Tufan, Erkin. Trajner: Fatih Terim.

Skema: 4-3-3

Kroacia: Subashiç, Strinçic, Perisiç (Kramariç 86'), Çorluka, Rakitiç (Schindenfeld 89'), Modriç, Srna, Brozoviç, Manxhukiç (Pjaca 90+3'), Badelj, Vida. Trajner: Ante Çaçiç.

Skema: 4-2-3-1

Kartonë të verdhë: Tosun 31', Balta 48', Sen 90' / Striniç 80'

Gjyqtarë:  J.Eriksson, M.Klasenius, D.Vernmark

Stadiumi: "Parc des Princes" Paris

Pjesa e parë - Ka nisur me nervozizëm takimi mes Turqisë dhe Kroacisë, ose i quajtur ndryshe dhe "derbi" i Ballkanit në kampionatin Europian. Rasti i parë për gol shënohet në portën e Babaxhan, portierit të Turqisë, ku Rakitiç në minutën e dytë tenton kuadratin. Kundërpërgjigjen shpejtë turqit, por e kanë të pamundur të shënojnë. Ndërkohë që Modriç, Brozoviç dhe Rakitiç bëhen "makth" për portierin e turqisë për minuta me radhë.

[caption id="attachment_2387" align="alignright" width="300"]modric feston Luka Modriç feston golin e avantazhit ndaj Turqisë[/caption]

Kur mendohej se pjesa e parë mund të përfundonte me rezultatin 0-0, pasi të dyja skuadrat rritën nivelin e lojës dhe do të shkonin në dhomat e zhveshjes pa gol, është Modriç që shkarkon një gjuajtje potente që përfundon në rrjetë. Është minuta e 41 dhe i gjithë stadiumi ngrihet në këmbë për këtë super gol të Modriç. Ndërsa pjesa e parë mbyllet me avantazhin e kroatëve.

Pjesa e dytë - Nëse fraksioni i parë i lojës foli më së miri për kroatët, nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe edhe me fillimin e fraksionit të dytë. Modriç, Perisiç vënë në vështirësi serioze portën e Turqisë, duke qenë fare pranë golit të dytë, por herë shtyllat dhe trau i portësi ndalin dhe herë portierin Babaxhan. Nga ana tjetër turqit bëjnë zëvendësime të shpejta duke kërkuar që të rekuperojnë në lojë dhe në raste shënimi, por gjithçka është e vështirë. Me kalimin e minutave Turqia ngre nivelin e lojës, madje dhe zotërimi i topit shkon 50-50, duke treguar nivel të barabartë në fushë, por pa gjetur golin. Në minutën e 71' është Hakan Çalhanoğlu që kërkon rrjetën, por disa sekonda më vonë Perisiç i kundërpërgjigjet duke gjuajtur traun e portës. Në minutën e 82 Perisiç është shumë pranë golit të dytë, del i vetëm përballë Babaxhan, kërkon të gjejë rrjetën, por sfera përplaset në fytyrën e portierit të Turqisë. Rrisin presionin të besuarit e Fatih Terim, ndërsa e kanë të vështirë të dalin te goli. Në sekondat e fundit të shtesës është Hakan Balta që kërkon të gjejë rrjetën, por sfera është përplasur në trupin e një lojtari kroat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga