Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Bayern Munich “shkel” Hoffenheim, “rindize” dyshja Kane-Diaz

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bayern Munich “shkel” Hoffenheim, “rindize”
Luis Diaz

Pas dy rezultateve negative radhazi në Bundesligë, Bayern Munich është rikthyer ashtu siç i ka “hije”. Të besuarit e Vincent Kompany u treguan të “pamëshirshëm” kundër Hoffenheim, e përfunduar 5 – 1.

Goleadori Harry Kane kaloi në epërsi bavarezët në minutën e 20-të, ndërsa miqtë edhe pse me karton të kuq barazuan, aty ku protagonist u bë Fisnik Asllani, asist te goli i Kramaric. Por kjo situatë, “ndezi” më shumë Bayernin. Në fundin e pjesë së parë, Kane dhe Luis Diaz i dërguan shifrat në 3 – 1.

Në 45 minutat e dyta, Diaz shënoi edhe dy herë të tjera, për të plotësuar trigolëshin personal. Në ndeshjen tjetër Koln – Leipzig, “Demat” fituan 2 – 1. Pas 21 javësh në Bundesligë, Bayern Munich kryeson me 54 pikë, 6 më tepër se Borussia Dortmund.

              

Poll

Lexo gjithashtu