Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kristal Abazaj bën Tiranën të “harrojë” derbin, ndaj Laçit synohet rikthimi në krye

Shkruar nga NEWSPORT
Kristal Abazaj bën Tiranën të “harrojë” derbin,

Tirana do të përballet me Laçin nesër në orën 17:00 në Elbasan Arena për javën e 25-të të Superiores. Bardheblutë janë skuadra pritëse por mbyllja e Air Albanias dhe kushtet e munguara në Selman Stërmasi bëjnë që Elbasani të jetë “shtëpia” e kryeqytetasve këtë javë.

Fitorja do të bënte të harrohej humbja në derbi dhe një sukses i mundshëm, kombinuar me ndaljen e Partizanit nga Vllaznia, do të bënte që kampionët në fuqi të kthehen sërish në vendin e parë.

Për këtë ndeshje, Shehi do të bëjë pa dy titulalrët, Najdovski dhe Patrick. Kapiteni ka plotësuar kartonët kurse braziliani ka një goditje në kavilje. Megjithatë, veç mungesave, Tirana do të gëzojë rikthimin e dy lojtarëve.

Mbrojtësi Kristijan Tosevski pritet titullar ndërsa Kristal Abazaj, i cili ishte në stol në derbi mund të marrë minuta në pjesën e dytë.

Formacioni i mundshëm:

Tirana (4-3-3): Bekaj; Tosevki, Lulaj, Behiratche, Përgjoni; Deliu, Aleksi, Lushkja; Hasani, Nikqi, Haxhiu

Trajner: Orges Shehi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga