
Kristal Abazaj rikthehet në stërvitje. Lajm i mrekullueshëm për Tiranën para derbit me Partizanin teksa një nga lojtarët më të mirë ka zbritur në fushë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi. Ai do të marrë gradualisht ngarkesën e duhur për të qenë gati për teknikun durrsak. Burime të afërta pranë lojtarit bëjnë me dije se pritet të jetë gati saktësisht pas dy javësh.
Pra, pas derbit me Partizanin, anësori i afruar me bujë në merkaton e dimrit do të rikthehet të japë kontributin e tij në arritjen e objektivave. Kujtojmë që pas debutimit me fanelën bardheblu u dëmtua. Ekzaminimet e detajuara treguan se kishte zgjatje të meniskut. Fatmirësisht nuk ishte nevoja për ndërhyrje kirurgjikale dhe tashmë elbasanasi është drejt rikuperimit të plotë.