Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Deklaratat e trajnerit të Partizanit, shmangie përgjegjësie apo krijim hendeku me lojtarët titullarë? Situata në kampin e kuq

Shkruar nga NEWSPORT
Deklaratat e trajnerit të Partizanit, shmangie përgjegjësie apo

Eleminimi i Partizanit nga Conference League përballë Saburtalos ishte shumë i rëndë për klubin e kuq dhe deri diku i papritur. Kryeqytetasit e kishin fituar 0-1 ndeshjen e parë më 7 korrik në Gjeorgji, teksa 1 javë më vonë në “Air Albania” u shfaq tjetër panoramë loje që ndikoi dhe në rezultat.

Fillimisht 16-herë kampionët e vendit humbën gjatë kohës së rregullt 0-1, për ta çuar më pas takimin në shtesa që nuk prodhuan gola. Në fund humbja e hidhur erdhi përmes penalltive. Gjeorgjianët u treguan më të saktë duke fituar 5-4 në “ruletën ruse”, ku ra në sy penalltia e pestë e Partizanit që u humb nga Rrapaj dhe mund të kishte kualifikuar Partizanin.

Pas takimit shfaqen para medieve pjestar kryesor nga skuadra dhe stafi, që marrin përgjegjësi për Partizanin në fushë. Një prej tyre është trajneri Dritan Mehmeti. Pasi i çoi të kuqtë në Conference League, si vend i tretë i kampionatit, Mehmeti ka përgjegjësinë për të vazhduar me projektin e Partizanit për sezonin e ri.

Debutimi në Europë nisi me eleminim nga turi i parë dhe për këtë ai tregoi faktorët që ndikuan. Strategu i të kuqve u shfaq i zhgënjyer, duke deklaruar se lojtarë si Skuka dhe Rrapaj kishin humbur raste të arta për t’u kualifikuar më tej. Në fund e mbylli duke e vënë theksin te gabimet e futbollistëve para portës.

Humbjet e Partizanit kanë bërë që të bie në sy se 42-vjeçari i tregon publikisht lojtarët që mbajnë peshë, por pa analizuar më tej lojën. Kjo padyshim krijon klimë negative, teksa lind pyetja pse i shmanget përgjegjësisë. Te klubi i kuq nuk e kanë zyrtarizuar për sa gjatë e ka të vlefshme kontratën dhe e ardhmja e tij vazhdimisht mbetet në pikëpyetje. /newsport/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga