Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Morata kalon dëmtimin: Jam krenar që do të përfaqësoj Spanjën

Shkruar nga NEWSPORT

"Ndihem shumë mirë, deklaron Alvaro Morata përpara ndeshjes së parë në Europian. "Dhimbja ka kaluar plotësisht, por nuk luajta në miqësoren e fundit që të ndihesha edhe më mirë kundër Çekisë. I takon trajnerit të vendosë, por unë jam gati për të luajtur.”

[caption id="attachment_990" align="alignright" width="400"]Alvaro+Morata+Spain+Training+Session+Press+oIaOnAzdNfwl Alvaro Morata në stolin e Spanjës[/caption]

Morata ka luajtur sezonin e fundit me Juventus, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të formacionit bardhezi, ndërsa shënoi 7 gola. Ai fitoi vëmendjen e trajnerit Del Bosque dhe tashmë është pjesë me rëndësi e formacionit të Spanjës në Europian. Ai është në garë për vendimin e titullarit me Artiz Aduriz të Athletic Bilbao, i cili pavarësisht se është 35 vjeç, realizoi 33 gola në 44 ndeshje zyrtare me baskët.

“Kjo skuadër ka futbollistë shumë të mirë. Disa të tjerë, po kaq të mirë, nuk janë përzgjedhur. Për mua është një krenari që mund të jem qendërsulmuesi i Spanjës. Është një përgjegjësi e madhe dhe e pranoj që kam shumë presion mbi vete, por jam i përgatitur për këtë situatë. Jam gati të udhëheq Spanjën. Unë jam mirë te Juventus dhe nëse do të ishte në dorën time do të qëndroja në Torino.”

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga