Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Humbi jetën tragjikisht në Shqipëri! Vajza e futbollistit të Tiranës, Irina 9-vjeçare përcillet për në banesën e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Humbi jetën tragjikisht në Shqipëri! Vajza e futbollistit të
Freddy Alvarez dhe familja e tij

Me zemrën “copë”, futbollisti Freddy Alvarez reagoi për herë të parë pas humbjes tragjike të vajzës së tij 9-vjeçare, Irina Alvarez Esquivel, e cila humbi jetën në Shqipëri. 

“Engjëllin tonë Irina do ta përcjellim këtë të premte. Të gjithë ata që dëshirojnë të na shoqërojnë, mund ta bëjnë këtë në Playa Brasilito. Falënderoj të gjithë ata që na dërguan mesazhe mbështetjeje në këtë moment të vështirë. Faleminderit”, u shpreh futbollisti përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Facebook, duke thyer heshtjen pas tragjedisë.

Freddy Alvarez mbërriti të enjten në Kosta Rika së bashku me bashkëshorten Maria Fernanda Esquivel dhe djalin e tyre 5-vjeçar.

Familja udhëtoi me të njëjtin avion me të cilin u transportua edhe trupi i vajzës. Në aeroport, familja u prit nga përfaqësuesi i futbollistit, Jose Luis Rodriguez. Teksa me mbështetjen e tij dhe të klubit të Tiranës, u përshpejtuan procedurat ligjore.

Shtëpia funerale e mori trupin në aeroport dhe pas mesnate, Freddy Alvarez dhe e gjithë familja e tij u nisën drejt Brasilitos, në Santa Cruz. 

Poll

Lexo gjithashtu